Lubonja i ka dy fjalë për Hahn: Ky ose vjen nga një planet tjetër, ose është i korruptuar

0
414

Deklaratat e komisionerit të BE për Zgjerimin, Johanes Hahn, i cili e cilësoi si të suksesshme reformën në drejtësi, refuzoi të takonte opozitën dhe mbështeti qeverinë “Rama” ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Publicisti Fatos Lubonja e ka cilësuar këtë sjellje të zyrtarëve të BE si të papranueshme dhe jashtë çdo standardi. Në një intervistë në “News 24”, duke komentuar qëndrimet e Johannes Hahhn për suksesin e reformës në drejtësi, Lubonja tha se ndërkombëtarët që vijnë në Tiranë ose janë të korruptuar, ose se kanë idenë se çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Se di unë, këta ose vijnë nga një planet tjetër se çfarë po ndodh me reformën në drejtësi e ka parë dhe bufi. Ose janë të korruptuar. Shqiptarët pak nga pak po çlirohen nga ky kompleksi që po e thanë të huajt jemi ok. Edhe opozita duhet të çlirohet. E para që bëjnë gabime sepse nuk dinë, nuk janë këtu. E dyta se janë dhe të korruptueshëm”, tha Lubonja.

Për sa i përket ligjit për shkollën e magjistratëve, ai tha se opozita s’duhet ta votojë. Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e News24, në rubrikën “Opinion” foli për situatën dhe zhvillimet në vend. Ai e quajti skandal të madh ligjin për teatrin duke e quajtur një degjenerim të shoqërisë. “Ligji për teatrin është një skandal i madh dhe ka shkelje pafund. Partitë në Shqipëri janë kthyer në ndërmarrje fitimi. Është degjenerim i shoqërisë, grabitje e pronës në mënyrë skandaloze. “Na premtuan 0 ndërtime në qendër, më ngre kulla në qendër, me densitet 6. Domethënë kur ke 1000 metra, ngre 6 mijë metra”, u shpreh Lubonja.

Në lidhje me reagimin e Partisë Demokratike dhe paralajmërimin se nëse vjen në pushtet do shembë kullat, Lubonja tha se duhet institucionalizuar. “E shikoj si një gjë që duhet të institucionalizohet edhe më mirë nga PD. Sepse është gjithmonë ai rreziku, premton 0 ndërtime dhe bën ndërtime. Ndaj mendoj që sigurisht është e rëndësishme si presion por edhe pa qenë në pushtet, duhet të ndodhë diçka.Masën e sinqeritetit dhe se sa i intereson kjo punë për politikë nuk e masim dot por ka një ndjenjë që po kalohet çdo lloj kufiri nga kjo maxhorancë.

Këtu punohet sistematikisht si t’i kapësh, si t’i shantazhosh, si t’i bësh në nder që t’i kapësh kokën. E shohin njerëzit që Shqipëria është e vogël”, tha analisti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here