Godet VASILI: Kur flet për shëndetësinë, ky është kryebojaxhi dhe jo…

0
162

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me tonë sarkastike ndaj komenteve të Kryeministrit Rama lidhur me “reformat dhe Investimet” në shëndetësi.

Vasili, i cili ka qënë edhe Ministër i Shëndetësisë, iu referuar ndërtimit të spitalit kirurgjikal të Elbasanit nga qeverisja e mëparshme me demokratët dhe e krahasoi me ngazëllimin e Kryeministrit Rama i cili në vend të ndërtimit të spitaleve u gëzohet lyerjes së tyre me bojë.

Ja postimi i plotë i Petrit Vasilit

Kur flet per shendetesine ky eshte kryebojaxhi dhe jo kryeminister.

Elbasani ka ndertuar nje spital te ri kirurgjikal vetem ne 2010 dhe me skaner ne ato kohera u be,pra asgje nga ky kryeminister qe i ngazellehet bojes se mureve.

Ky kryebojaxhi lyen ca mure po nuk ben spitale ashtu si edhe ne Elbasan, ne Fier e kudo.

O ministra boll e tallet kete kryeminister me budalleqe dhe me lajme koti,se ky kryeminister ngaqe s’mbush fare dhe s’kupton, i beson dhe i thote me gojen plot se i duken te verteta.

Shqiperia ka nevoje per kryeminister dhe jo per kryebojaxhi e kryetuaf,sepse shendetesi do thote te thote te kurosh e sherosh e jo te tallesh e te kendosh si ç’ben ky.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here