Fjalët rrënqethse të motrës së Silvit: Kur ike nga kjo jetë, Borisi në përqafim me ty k a fjet, mami ai thërret…

0

Pesë ditë më parë qyteti i Shkodrës u trondit nga një vrasje e dyfishtë e tipit mafioz. Ish polici Boran Bercana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci u ekzekutuan në makinën e tyre në sy të djalit të tyre vetëm 1 vjeç, i cili fatmirësisht mundi të mbijetojë.

Por në një kohë kur hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë, për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhimbja është e madhe.

Motra e 24-vjecares që humbi jetën, Antoneta Ndoci shpreh në rrjetet sociale dhimbjen për humbjen e Silvit si dhe për djalin e vogël që la jetim.

“Nuk janë rreshta, por fjalë zemre, që po më dalin sot për motrën time. Me lot në sy unë jam t’u shkru, afër saj po du me shku. Nanës zemrën ia copëtove, ti me 15 ditëlindjen s’ia urove. Lotët e saj krijuan oqeanin. Pse u largove ti me Boranin?

Motra jote s’ndalet dot, zemra e saj në dysh u nda sot. Borisi mami po thërret, por… se di që ti se pret. Ai Boranin po kërkon, se ka vdekur nuk e kupton. Ah moj motër sot ku je? Pse Po treteni ju ne dhe? Po ti Boran ku ike? Nga shkove? Perse me dhe sot u mbulove? A s’mendove për motrën e vëllain, babën e mamin?

Se ato veç po qajnë sot të gjithë. Po ju vajtojmë, zemrat e lotët s’po pushojnë. Në një varr ju kemi shti, për ju jemi veshur në të zi. Kristjani lotët s’po i mban dot, për motrën e tij që varrosi sot. Motër Diana ka ardhur me shpejtësi, ishte larg në Itali, bashkë me Netë e nanën File, kur e mori lajmin e zi vdekja jote s’po i besojmë. Zemra saj në vaj po ngushëllohet, nuk mundem lotët me i ndalu për ty e Boranin, si menduat plumbit me i bërë ballë?”

A nuk menduat për këtë djalë, qe jetim ky do të rritet. A menduat a do të mërzitet? Ata kriminelët qofshin mallkuar, në sy të nipit tim si mundën me u qëlluar. Kur ti vdiqe u largove nga kjo jetë, Borisi në përqafim me ty k a fjet.Ka menduar se ti je gjumë e ka than mami të dua shumë… Te ka thënë ku është babi, babit vetë fytyrën ia ka prekur, fytyra e tij nuk është e nxehtë“.

Nëna motra s’po munden me duruar, veç ke varri duan me qëndruar. Duan me të puth e me të përqafuar, por të ka larg e kjo dëshirë s’mundet me ju plotësuar. Ke lënë dajën, nënëdajën, e ke lënë tezet, ke lënë kushëri e kushërira që… që të gjithë i mbuloi errësira tani.

Motra po shkatërrohet, porsi vala po përvëlohet. Dora më s’mundet me shkruar, porsi lumi lotët janë duke më shkuar. Pushofshi në paqe o zemrat e mia, jeni e do jeni gjithmonë në zemrën tonë. I pa harruar qofshin kujtimet e tuaja”– ka shkruar në rrjetet sociale motra e Silvi Ndocit.

Lini nje pergjigje