Eksplozivi në Tiranë/ Motra e gjyqtarit që u ”dogj” nga Vetting-u

0
153

Dyqani që iu vu eksploziv sot në Tiranë, në rrugën “Ymer Kurti”, mësohet se është në pronësi të Drita Lulos, motrës së ish-gjyqtarit Fatos Lulo. Ky i fundit nuk u rikonfirmua në detyrë pasi nuk e kaloi procesin e Vetingut.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 2:10, në rrugën “Ymer Kurti”; dyqani që ndodhej në katin e parë të një pallti ishte bosh dhe ekzplovi ishte vendosur pranë qepenit; nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Lulo u shkarkuar nga detyra e tij për shkakun se nuk e justifikonte pasurinë. Në deklaratën e tij të pasurisë dhe arsyetimet që dha u përmend fakti se e motra ishte biznesmene dhe kishte pasuri të konsiderueshme.

Lulo deklaroi pasuri me vlerë rreth 92 milionë lekë;r mesatarisht çdo vit ka pasur rritje të pasurisë në vlerën e 1.4 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese përbëhen në rreth 40 për qind nga paga dhe shpërblime, 32.9 për qind nga dhuratat në cash dhe 27 për qind nga shitblerja e pronave dhe automjeteve.

Dhuratat nga motra zënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij; 100 mijë dollarë cash në vitin 2007, 100 mijë dollarë të tjerë në vitin 2008 dhe një zyrë dhuratë në vitin 2009.

Dhuratat në cash u bënë shkak për nisjen e një verifikimi pasuror të ILDKPKI ndaj Lulos në vitin 2012.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here