Arrestohen tre persona në Tiranë, ja çfarë iu gjet me vete…

0
172

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe ka sekuestruar në total 63.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Perparim Sula, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cuka”, në sheshpushimin e pallateve, gjatë kontrollit të ushtruar u kapën në flagrancë me 56.8 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Hanson Merkohasanaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek “rrethrrotullimi i Saukut”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz Mercedes”, iu gjet e bllokua 6.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here