Aksident i rëndë/ Përplasje e fortë e autobusit me dy autovetura

0
230

Një aksident ku janë përfshirë një autobus dhe dy autovetura, ka përfunduar me një grua të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Durrës – Lezhë, ndërsa mësohet se janë referuar në Prokurori, materialet ndaj shoferit kosovar të autobusit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 19.07.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës  së Parë Krujë, për  shtetasin  A. K., vjeç 27, banues në Prizren Kosovë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në aksin rrugor Durrës-Lezhë, tek Ura e Gjolës, duke drejtuar mjetin autobus tip “Setra”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. K.,  vjeç 48, banues në Krujë, me  leje drejtimi, dhe më pas me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen B. Z., vjeçe 27, banuese në Gjermani, me leje drejtimi, si pasojë është aksidentuar shtetasja  H. I., vjeçe 53, banuese në Kosovë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here