VIDEO/ Si Junker e Mogherini bien pre e kurthit të humoristëve dhe shajnë Presidentin Trump

0
200

Dy humoristë rusë futën në kurth Presidentin e Komisionit Evropean Commission Jean-Claude Juncker dhe shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini, të cilët i bënë të besonin se po flisnin me kryeministrin e Armenisë, duke ngritur më pas shqetësime në  lidhje me boshllëqet e sigurisë.

Dy telefonata, të cilat zgjatën respektivisht 10 e 12 minuta, janë bërë në maj, pak pas betimit të Nikol Pashinyan si kryeministër.  Megjithatë, në anën tjetër të linjës ishin Aleksej Stoljarov dhe Vladimir Kuznjeco.

Biseda me Juncker

Biseda me Juncker duket se është bërë më 9 maj, pasi ai i referohet vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen nga marrëveshja me Iranin një ditë më parë, një lëvizje që lideri i BE e quan të gabuar.

‘Ky është një shqetësim i madh për ne dhe për mua personalisht, sepse mendoj vërtet që ky është një gabim i madh, ai që Trump bëri mbrëmë’, tha Juncker.

‘Ne si evropianë do t’i qëndrojmë marrëveshjes me Iranin. Franca, Gjermania, Britania, të tjerët, përfshirë vetë Bashkimin Evropian, do t’i qëndrojnë marrëveshjes dhe nuk duam ta destabilizojmë rajonin. Dhe meqenëse Irani është fqinji juaj, ju duhet të keni interesin më të madh për të pasur stabilitet në gjithë rajonin, kështu që po punojmë në atë drejtim”.

Stoljarov, duke u hequr si Pashinyan, tha se Armenia po përballej me presion nga SHBA dhe kërkoi ndërmjetësimin e BE. Juncker u përgjigj: “Na duhet t’ia shpjegojmë e t’ia shpjegojmë botën zotit Trump, ai nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Do të sigurohemi që ai ta kuptojë më mirë se çfarë ndodh në Armeni”.

Kur Stoljarov tha se partia e tij kishte hasur “rezistencë nga Rusia”, Juncker i tha të kishte marrëdhënie të mira me qeverinë e Putinit.

“Dhe me Rusinë, ne nuk po ju kërkojmë të prishni marrëdhëniet me Rusinë. Është e rëndësishme që ju të kini një takim me Vladimir Putin, më 14 maj apo diçka e tillë më duket, është mirë. Ai është mik personal i imi, kështu që mund të flas me të kurdo që t’ju nevojitet”, tha Juncker.

Pastaj biseduan edhe për adhurimin e Junckerit për muzikën armene.

Stoljarov e mbylli bisedën duke thënë se “team Kardashian” do të pëlqente të punonte në ministrinë e jashtme.

“Oh po, shumë mirë”, tha Juncker.

Biseda me Mogherinin

Kur u fol për Rusinë, Mogherini-ashtu si Juncker-nuk e hëngri karremin për të thënë ndonjë fjalë pa vend.

Kur Stoljarov foli për presionin gjeopolitik të fqinjëve, si Turqia e Azerbaixhani, si dhe nga Rusia, Mogherini tha se Armenia mund të mbështetet te BE.

‘Ju nuk jetoni në një mjedis të qetë, por mund të mbështeteni te ne si te një mik që është krah jush. E vërtetë, është një rajon sfidues dhe sërish po përballeni me presione e sfida të ndryshme, por jam e sigurt që mund të gjejmë një rrugë për t’i lehtësuar tensionet dhe të gjejmë përqasje bashkëpunimi’.

‘Na llogaritni çdo herë për të diskutuar dhe për të gjetur rrugë bashkëpunimi shumë, shumë të ngushtë’.

Përmirësimi i procedurave

Zëdhënësit e dy personaliteteve të BE nuk e vunë në pikëpyetje autenticitetin e regjistrimit kur u kontaktuan nga Euronews.

Zëdhënësi i Junckerit tha: “Presidenti e do Armeninë. Kushdo që ta telefonojë, edhe në ditë pushimi, është i lumtur të flasë për muzikën dhe kuzhinën e saj”.

Zëdhënësi i Mogherini tha në një deklaratë me shkrim: “Ne kemi kontakte të rregullta me autoritetet armene. Mogherni është takuar së fundmi me kryeministrin e Armenisë Pashinyan, javën e kaluar në samitin e NATO-s. Për mënyrën si menaxhohen telefonatat, ne kemi procedura të qarta dhe po i përmirësojmë vazhdimisht”.

Shakaxhinj apo Kremlini?

Kritikët, kryesisht në Perëndim, i kanë akuzuar prej kohësh dy shakaxhinjtë-Stoljarov e Kuznjecov, të cilët njihen më mirë me emrat e skenës Lexus e Vovan-se kanë lidhje me Kremlinin për shkak të aftësisë për të telefonuar shpesh liderët evropianë, përfshirë ish-Sekretarin e Jashtëm britanik Boris Johnson.

I pyetur nëse përkrah Putinin, Stoljarov tha për Euronews: ‘Unë përkrah shumë gjëra në politikën e jashtme që ka bërë qeveria e Putinit. Me disa gjëra të politikës së brendshme nuk jam dakord. Por sidoqoftë, ai është zgjedhur president i Rusisë.

Ne e bëjmë punën tonë pa urdhra nga qeveria. Veprojmë si persona privatë dhe ky nuk është pozicioni i Kremlinit, pavarësisht se disa punonjës qeveritarë mund ta pëlqejnë. Edhe disa nga opozita e pëlqejnë’.

Stoljarov vuri në dukje se kanë bërë të njëjtën gjë edhe me njerëz nga qeveria ruse.

‘U kemi luajtur rrengje guvernatorëve, disa ministrave, deputetëve, etj. Por gjeopolitika është më interesante’.

Marrë nga Euronews/ Përgatiti: Syri.net

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here