Po thërriste por asnjë s’e dëgjonte, vajza e vogël mbyllet brenda lavatriçes së ndezur

0
213

Nëna e një vajze të vogël vetëm 3-vjeçare kaloi tmerrin më të madh të jetës së saj kur vogëlushja e saj u mbyll brenda lavatriçes, kështu që vendosi që historinë ta ndajë me të gjithë.

Lindsey and Alan McIver janë prindërit e tre fëmijëve, 4-vjeçarit, Jace, 6-vjeçares, Lexi si dhe 3-vjeçares Kloe.

Çifti bleu së fundi një lavatriçe të re dhe vajza e tyre e vogël Kloe mbeti e bllokuar brenda saj. Kështu, Lindsey vendosi që historinë e saj ta tregojë në Facebook dhe që atëherë rrëfimi ka marrë më shumë 324,000 shpërndarje.

Nëna e tmerruar e vajzës së vogël tregon:

Makina jonë e vjetër larëse u prish, kështu që në blemë një të re, me idenë që është inovative dhe ‘cool’. Teksa po e instalonim, kishim dhe  fëmijët nëpër këmbe dhe u thamë që të mos e preknin dhe ata thanë ‘ok”.
Por, ditën tjetër në mëngjes, djali i tyre katër vjeçar hyri në dhomën e tyre me një frymë duke u munduar t’u thoshte se Kloe kishte mbetur brenda makinës larëse. Ata u çuan të tmerruar drejt bodrumit ku makina mbahej dhe aty panë vogëlushen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here