Didier Deschamps do të qëndrojë në krye të përfaqësues së gjelave të paktën deri në fund të Euro 2020, ashtu siç parashikohet edhe në kontratën e tij.
Diçka të tillë e konfirmoi për mediat presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet, i cili përjashtoi çdo mundësi për një largim të parakohshëm të Deschamps nga Franca.
Presidenti i federatës shtoi gjithashtu se edhe nëse Deschamps largohet në përfundim të kontratës dhe vendos të mos rinovojë me gjelat, nuk ka asnjë shans që Zinedine Zidane të marrë drejtimin e kombëtares pasi te ish tekniku i Realit nuk ekziston një dëshirë e tillë.