Mitro Çela: Sot Pjetër Arbërori u rikthye në Kuvend

0
232

Nga Mitro Çela

Sot Pjetër Arbërori u rikthye në Kuvend. Busti. Shumë deputetë. Më pak ish deputetë. Gruaja dhe dy fëmijë…Mu kujtua një haberi im: Në vitin 1993 erdhi në Tiranë Gjon Sinishta. Rreth viteve 50-të ishte arratisur. Për shumë vjet punonte si Profesor në një nga universitetet e San Fransiskos. Botonte një Buletin të njohur në shumë qarqe akademike të botës. Erdhi në Shqipëri për të ndjekur vizitën e Papës në vendin tonë. Qëndroi për 10 ditë si mysafir në shtëpinë tonë. Një ditë më thotë se donte të bënte një reportazh për Shqipërinë. Veç të tjerave donte të bisedonte me Pjetër Arbërorin. Pjetër Arbërori na priti në zyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Pjetri I tregoi për një roman që kishte shkruar në burg. Hapi një sirtar dhe nxorri një kuti. Brenda në kuti, në fletë cingari, me një shkrim si kaligrafi, “prehej” romani. -Me besimin tek Zoti, mendoj se një ditë romani do botohet! -Ju kini qënë në burg 28 vjet. Mos vallë Perëndia u kishte lënë në harresë? –Pyeti Gjoni. -Jo. Jo. Përkundrazi! Zoti më ka qëndruar gjithë jetën pranë. Ishte Zoti, që I dha jetë nënës sime, të rrojë dhe ta gjej të gjallë kur dola nga burgu. Vdiq në duart e mia. Unë ja mbylla sytë. Unë e varrosa. Dhe kjo është vepër e Zotit! Ishte po vullneti I Zotit, që në moshë të thyer, të martohem dhe të vëmë kurorë në kishë, me një vajzë të rrallë. Dhe e do edhe një punë tjetër të bukur të Zotit? Më fali dy fëmijë si drita: Djalë e vajzë! Unë dëgjoja si kallkan. Fjala e Pjetrit më çorjentoi. Në gjëndjë shoku dëgjova rrëfimin e Gjonit për Pjetër Arbërorin: -Edhe mua Zoti më ka qëndruar gjithmonë pranë. Unë jam me kancer. Mjekët më kanë dhënë 1 vit jetë. Por Zoti më ka dhënë fuqi e besim, për të përfunduar disa punë që i kam nisur 10 vjet më parë! Kam lënë një amanet: Hirin i trupit tim të varroset në Shkodër. Ishte radha e Pjetrit që të përlotej…Mua më dukej sikur jetoja jashtë kohe! Në vitin 1994 Gjoni vdiq…Varrim e ka në Shkodër

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here