Kush është kokëkuqja, agjentja sekrete ruse e arrestuar nga amerikanët?

0
149

Ndërkohë që Donald Trump dhe Vladimir Putin po takoheshin në Helsinki, në Uashington është arrestuar për spiunazh një 29-vjeçare ruse, e cila akuzohet se ka planifikuar takimet sekrete mes njerëzve të Trump dhe të Putinit para zgjedhjeve të vitit 2016.

Bëhet fjalë për Maria Butina, me flokë të gjata e të kuqe, e lindur në Siberi.

Ajo është prezantuar si aktiviste pro armëve të zjarrit dhe është infiltruar në lobin e fuqishëm të National Rifle Association.

Një hetim i zhvilluar nga Seksioni për Sigurinë Kombëtare i Departamentit të Drejtësisë së bashku me FBI-në, kanë zbuluar fakte të bujshme.

Arrestimi i Butinës nuk është pjesë e hetimit të prokurorit special Robert Mueller, i ashtuquajturi “Russiagate”.

Sipas dokumenteve të shpërndara nga departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, Butina është përpjekur që të ngrejë një kanal sekret komunikimi ndërmjet qeverisë ruse dhe asaj amerikane, të cilën Moska do ta përdorte për të penetruar në aparatin vendimmarrës së SHBA-së, në mënyrë që të shtynte përpara axhendën e Federatës Ruse.

Për dy herë në vitin 2016, Maria ka tentuar madje që të përgatisë një takim sekret ndërmjet Trump e Putin.

Në konspiracionin e Butinas është përfshirë edhe një përfaqësues i lartë i qeverisë ruse, ish-deputet i Dumës që më vonë u bë drejtues i Bankës Qendrore të Rusisë.

Bëhet fjalë për Aleksander Torshin, zv.Guvernatorin e Bankës Qendrore Ruse, i cili është edhe anëtar i përjetshëm i Shoqatës Kombëtare të Armëve të SHBA-së.

Butina ishte asistente e Torshinit dhe punonte në SHBA që prej 2010-s. Sipas Departamentit të Drejtësisë, gjithçka është e provuar me fakte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here