Komentuesit masakrojnë Blerina Bombaj: Të dikriminosh…

0
332

Blerina Bombaj është një nga dietologet më të famshme në vendin tonë, cila gjithmonë kujdeset që të këshillojë siç duhet ndjekësit e saj që të kenë një jetë më të shëndetshme.

Mirëpo në postimin e saj të fundit, ajo ka bërë një koment aspak të mirë për një vajzë e cila ishte me disa kilogram më shumë, gjë që shkaktoi shumë reagime tek profili i saj.

Blerina kishte shpërndarë një foto ku shfaqeshin katër çifte, ku meshkujt mbajnë në kurriz të dashurat e tyre, ndërkohë që njëra nga vajzat për shkak të mbipeshës qëndron përpara të dashuritë të saj.

“Dikush t’i tregojë kësaj vajzës së mesit që zgjidhja është Blerina Diet. Kush nuk e merr dot me humor këtë status, të kalojë në faqe tjetër për moralin” , ka shkruar ajo në postimin e saj.

Mjaftoi ky përshkrim dhe dietologia është masakruan nga komentet kritike. Shumë prej tyre janë irrituar duke e quajtur postimin e saj diskriminues.

“Po nëse ndihet mirë ashtu siç është?! Pse duhet ti heqim njerëzve dëshirën e të ushqyerit sipas dëshirës?”, i shkruan njëra nga ndjekësit.

“Ky postim është mjaft ofesniv, ajo ndoshta ndihet mirë me trupin e saj dhe ti sje askush për ta gjykuar.”, është një tjetër koment.

Mirëpo ndonëse Blerina e sqaroi se nuk donte të ofendonte askënd, fansat kanë vijuar me komentet, gjë që bëri që Blerina të fshijë postimin e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here