Berisha ‘sulmon’ Leskajn: Thuaju ”o hajdutë”

0
193

Pas fjalës së kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, vetëm ish-kryeministri Sali Berisha replikoi, duke ju drejtuar Leskajt që t’i drejtohej socialistëve dhe kryeministrit Edi Rama me fjalët “o të poshtëruar hajdutë”.

”U ke deklaruar shqiptarëve me dokumente origjinale shtetërore të firmosura dhe të vulosura nga kjo maxhorancë se këta…çdo epitet mund t’u vësh këtyre që janë mbrapa me në krye atë kryehajdutin aty, a ju drejtove në fjalën tuaj o të poshtëruar hajdutë që u keni vjedhur 1.2 miliard euro qytetarëve më të varfër të Evropës apo jo. Po shkove tek Mithat Frashërit, shkove tek e vërteta dhe kjo e vërtetë do të detyronte t’i drejtoheshe vetëm në këtë mënyrë atyre që iu kanë vjedhur shqiptarëve 1.2 mld euro vetëm në tendera. Kjo nuk është e dhënë e imja, as e opozitës por institucioneve qeveritare”, deklaroi Berisha.

Gjatë fjalës, Berisha mori një thumb për ministrin Pandeli Majko. ”Këta kanë sjellë në parlament një ligj për Olsin dhe Geronin. Do të thotë që të ulet 3 herë tatimi për lojërat e fatit. Po Pandeli më mirë mos fol se ty edhe të përzënë dhe të kthejnë. Lëre atë punë”, tha Berisha.

Nga ana e tij, Leskaj duke iu përgjigjur Berishës duke thënë se KLSH ka bërë punën e saj por s’mund të kalojë në politikë sepse mbron interesat e shqiptarëve.

”I nderuar doktor unë mendoj që unë dhe KLSH e kemi bërë punën kontrolluese. Në nuk mund t’i kalojmë vijat. S’mund të kaloj në politikë. Nëse kaloj në këtë fushë rrezikoja institucionin dhe vërtetësinë. Për ne si KLSH janë interesat e taksapaguesve dhe interesat e shqiptarëve por jo të kalojmë në politikë. Ju falënderoj për sugjerimet”, tha Leskaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here