Aksion rrugor në Elbasan, ja çfarë bën policia…

0
184

Gjatë nja aksioni të policisë rrugore në Elbasan janë ndaluar 4 persona si dhe janë ndeshkuar me dhjetra qytetarë të tjerë që drejtonin mjetet në mënyre të parregullt

Ja njotimi i policisë për aksionin

Policia Rrugore masa të shtuara në të gjitha akset rrugore, për të parandaluar aksidentet rrugore.
Kontrolle të pandërprera në të gjitha akset rrugore, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata që drejtojnë mejtet dhe motomjetet pa Leje Drejtimi, me shpejtësi tej normave të lejura, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pa vendosur rripin e sigurimit apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.
Gjatë orëve të fundit Policia Rrugore  e Elbasanit ka evidentuar, proceduar dhe arrestuar  9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh  nga të cilët:
Arrestuar në flagrancë 4 drejtues motomjetesh dhe 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.
Dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy minorenë për drejtim mjeti dhe motomjeti pa Leje Drejtimi .
Janë dërgar në OASH, 39 drejtues mjetesh për shpejtësi  tej normave të lejura, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu janë vendosur 150 masa administrative nga të cilat:  24 për mos vendosje të rriptit të sigurimit, 56 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 12 për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 11 për parakalime të gabuara dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi Pëllumb S., 61 vjeç, banues në fshatin Grykësh, Peqin, pasi në Pajovë, ky shtetas u kap  nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën.
Vangjel S., 18 vjeç, banues në fshatin Pajovë, pasi në fshatin Bishqem, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën.

Altin H., 49 vjeç, banues në fshatin Qevur, pasi në hyrje të qytetit  Peqin, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore  duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën.

Mahmud  K., 57 vjeç, banues në fshatin Fatish, pasi ky shtetas  u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën.

Sherif K., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Shënkoll”,  Elbasan, ky shtetas  u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore  duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin.

Ardian M., 28 vjeç , banues në lagjen, “5 Maji” Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Pezho” me targa  AA607BI, i cili është përplasur me mjetin tip “Ford Focus”,  me targa AA261GK, dhe si pasojë janë dëmtuar  2(dy) drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasi A.B., që ka qënë pasagjer në mjetin me targa AA261GK.

Kozma T., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi në  rrugën “Thoma Kalefi”, Elbasan, ky shtetas  u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore  duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

Si dhe u proçeduan penalisht në gjendje të lirë dy shtetas.

F. M., 15 vjeç,  banues në Lushnjë, pasi në qytetin e Peqinit, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi  motoçikletën.

I.Ç, 14 vjeç, banues në Peqin, pasi në qytetin e Peqinit, ky shtetas  u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore  duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin.

Policia Rrugore e Elbasanit do intensifikojnë kontrollet në të gjitha rrugët urbane e rurale, me qëllim evidentimin  shkelësvetë Kodit Rrugor duke marrë masa parandaluese me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje  nga drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve duke garantuar reagim të shpejtë të shërbimeve të policisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here