Presidenti Meta: Aleanca për Dhurimin e Gjakut, misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish

0
154

Presidenti i vendit Ilir Meta permes nje postimi ne facebook ka bre thirrje per t’iu bashkuar misionit human për të shpëtuar jetë njerëzish. Aleancës për Dhurimin e Gjakut synon të realizojë objektivin e OBSH-së, për 100% dhurim vullnetar deri në vitin 2020. Dhurimi vullnetar garanton sigurinë dhe cilësinë e gjakut, shkruan presidenti. Gjithashtu ka falenderuar institucionet, aktorët e shoqërisë civile, shoqatat dhe forumet e të rinjve, qe jane bere pjese e kesaj kauze jetesore.

Postimi i plotë:

Institucionalizimi sot i “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, është një moment i rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e shoqërisë shqiptare. Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku, duhet të bëjmë më shumë për këtë kauze jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo Aleance synon të realizojë objektivin e OBSH-së, për 100% dhurim vullnetar deri në vitin 2020. Dhurimi vullnetar garanton sigurinë dhe cilësinë e gjakut.
Falenderoj të gjithë institucionet, aktorët e shoqërisë civile, shoqatat dhe forumet e të rinjve, që u bënë pjesë e kësaj Aleance dhe të gjithë qytetarët që do të solidarizohen dhe mbështesin këtë kauze, e cila do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here