Mbytet varka me emigrantë, 16 të vdekur, 30 të zhdukur

0
162

Një varkë me refugjatë është mbytur në ujërat e Qipros Turke. Zyrtarisht autoritetet  thonë se16 persona kanë humbur jetën, 105 janë shpëtuar dhe mbi 30 të tjerë janë të zhdukur.

Sipas Rojës Bregdetare të Qipros Turke varka me mbi 150 refugjatë është fundosur në ujërat e bregut të Yeni Erenköy (Gialousa).

Pas incidentit ekipet e shpëtimit të Rojës Bregdetare ndërhynë për të shpëtuar por flitet deri tani për 16 persona të vdekur.

Zyrtarët njoftuan se vazhdon operacioni i kërkim-shpëtim të 30 persona . Refugjatët e shpëtuar nga varka e fundosur janë dërguar në Turqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here