Kapet me 112 kg drogë, arrestohet….

0
143

112 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar në vendin e quajtur “Metamorfosi” në aksin Janinë-Kozan.  Burime për mediat bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Astrit Gjoni, 36 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Gjirokastër.

Lënda narkotike ka kaluar përmes vijës së gjelbër kufitare rreth 1 janvë më parë, ndërsa dje është transportuar drejt Janinës. Sipas policisë, lënda narkotike ndodhej në një automjet me targa greke që drejtohej Gjonit.

Policia deklaroi se 36-vjeçari Gjoni ishte transportuesi i lëndës narkotike, e cila do t’i dorëzohej në Athinë, një tjetër shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti i përdorur për transportin e lëndës narkotike, dy aparate celulare si dhe 300 euro.

36-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here