Standard.al

Godet Strazimiri: Ja pse vendi nuk duhet të ketë më zyrë, kemi zyrën e “Atij” të gjithëpushtetshmit

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke u shprehur se Shqipëria ke nevojë vetëm për “zyrën e tij pasi t’i zgjidh të gjitha problemet”.

Duke u nisur nga konferenca e sotme në kryeministri, ku një grua e falënderoi dhe përqafoi e përlotur kreun e qeverisë, Strazimiri ka bërë një postim ironik në rrjetet sociale.

Statusi i plote i Strazimirit

“Ja përse vendi nuk duhet të ketë më:
– Gjykatë Kushtetuese,
– Gjykatë të Lartë,
– Prokurori të Përgjithëshme
dhe shume shpejt as edhe gjykata të niveleve bazë!
Ja pse i gjithë sistemi sot është I BLLOKUAR!
Nuk ka nevojë për institucione!!!!
Lotët, lutjet dhe falenderimet i takojnë “Atij” , sepse vetëm “Ai” i zgjidh hallet që ka shkaktuar vetë….
Sot “shteti” ka vetëm një zyrë! Zyrën e “Atij” !!!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.