Forcohet dollari kurse euro shkon…

0
189

Dita e mërkurë ka regjistruar luhatje të ndryshme në tregun e këmbimit valutor, me përjashtim të euros që mbetet në kuotën e djeshme.

Valuta e Eurozonës këmbehet për 125.5 lekë në blerje dhe 126.3 lekë në shitje. Me përjashtim të një luhatjeje ditën e martë, euro ka qëndruar përgjithësisht në të njëjtat nivele, shkruan Scan.tv, duke bërë që edhe luhatjet ditore të mos e kalojnë kufirin e 0.03 lekëve për njësi.

Nga ana tjetër, dollari amerikan është forcuar me plot 1 lekë për njësi dhe tashmë këmbehet për 108 lekë në blerje dhe 108.7 lekë në shitje. Rritja e dollarit vjen si ndikim nga ecuria në tregjet ndërkombëtare, ku valuta e SHBA u rrit në pikun e gjashtë muajve të fundit në raport me jenin japonez, pasi kreu i Rezervave Federale, Jerome Powell u shpreh shumë optimist në lidhje me ekonominë e SHBA.

Paundi britanik sakaq ka zgjeruar humbjet, teksa shqetësimet mbi Brexit sa vijnë e rriten. Krahasuar me ditën e martë, stërlina u ul me 0.3 lekë për njësi dhe këmbehet sot për 141.2 lekë në blerje dhe 142 lekë në shitje.

Në rënie të lehtë u regjistrua edhe vlera e dollarit australian, tashmë në kuotën e 79.2 lekëve, ndërkohë që dollari kanadez mbetet i pandryshuar në 81.3 lekë për njësi. Franga zvicerane u forcuar me 0.2 lekë për njësi dhe këmbehet për 107.5 lekë në blerje dhe 108.5 lekë në shitje, një tregues mbi pritshmëritë e tregut për një rritje të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here