FIFA shpall lojtarin më të mirë të Kampionatit Botëror 2018

0

Mesfushori Luka Modric është zgjedhur nga FIFA si futbollisti më i mirë i Botërorit Rusi 2018.

Loading...

Një çmim më tepër ngushëllues për yllin e Kroacisë, i cili nuk arriti ta dërgojë kupën e Botës në shtëpi edhe pse së bashku me shokët e tij bënë maksimumin në finale, por në fund u mundën 4-2.

Ky triumf i francezëve e ka një emër që e çoi lartë dhe ai është Kylian Mbappe, i cili është zgjedhur si futbollisti i ri më i mirë i Botërorit, vetëm legjenda braziliane Pele e ka fituar këtë çmim më i ri.

Loading...

Lini nje pergjigje