Avioni me 143 pasagjerë që u nis nga Tirana bën ulje emergjente. Çfarë ka ndodh?!

0
293

Avioni me 143 pasagjerë në bord i nisur nga aeroporti i Tiranës është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasditen e së martës në pistën e aeroportit Raffaello Sanzio në Falconara, Itali

Sipas portalit online anconatoday avioni i nisur nga Tirana kishte destinacion Milanon. Avioni tip Boeing 737 që i përkiste shoqërisë Blue Panorama bëri ulje emergjente për shkak të një dritareje të dëmtuar.

Përveç frikës mes pasagjerëve nuk ka pasur asnjë të plagosur. Avioni u rinis, por pa udhëtarët që mbetën të gjithë në Ancona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here