Ylli Limani në krahë të vajzës së ish-deputetes/ Ai i thotë publikisht: Faleminderit Ada që ishe…

0
161
Ada Deda, vajza e ish-deputetes së PD, Albina Deda është shfaqur mjaft tërheqëse në klipin e ri të këngëtarit Ylli Limani. Me anë të statusi në rrjetet sociale, Limani e ka falenderuar që pranoi të bëhej pjesë e projektit të tij.

Një ditë më parë këngëtari shqiptar publikoi projektin e tij të fundit, këngën me titull “Prej se jena nda”. Për të realizuar klipin Ylli Limani kishte zgjedhur Ada Dedën, vajzën e ish-deputetes demokrate, Albina Dedës. Të gjitha ata që kanë parë klipin e kanë njohur bukuroshen pasi Ada është mjaft e famshme në rrjetet sociale dhe ndiqet nga mijëra njerëz.

Vetëm pak orë pas klipit këngëtari publikoi një foto me 19-vjeçaren dhe e falenderoi për pjesëmarrjen e saj në klip. “Faleminderit Ada që ishe pjesë e këtij projekti,”- shkruan Ylli. Të njëjtën foto e karipostuar modelja dhe ka falenderuar këngëtarin dhe shtëpinë diskografike.

Më parë, Ada ka patur eksperiencë edhe si modele e prezantuese në “Miss Universe Albania”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here