Përplasje në komision/ Vokshi i kthehet ashpër Nikollës: S’mund të kërcënoni opozitën për pazaret tuaja

0
188

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është paraqitur sot para Komisionit të Informimit ku duhej të jepte sqarime për tenderin e dështuar të deftesave. Ministrja i konsideroi shpifje, akuzat e bëra nga PD-ja dhe deklaroi se do ta çonte çështjen në Prokurori.

Nikolla tha: “I jam drejtuar prokurorisë për një akuzë që më është bërë publike, po kjo s’mund të jetë histori shpif shpif se di?ka do të mbete, por s’mund të jetë histori e njërëzve që po përkushtohen me shpirt. Edhe njëhërë e përsëris se nuk e dëgjuat.”

Vokshi: Kemi shqetësimin e fëmijëve që nuk i kanë marrë dëftesat dhe nuk mund të transferohen në shkolla të tjera. Më shpjegoni me shumë qetësi pse ne vazhdojmë të marrim mesazhe nga prindërit.

Nikolla: Përsërish edhe njëhërë falenderimin për një moment shumë të rëndësishëm në ligjin 1912. Zonja kryetare nuk do të çuditesha nëse do ta fillonit ndryshe këtë mbledhje, sepse mungesa e etikës ju karakterizon dhe unë do të ëprgjigjem me Linditën etike: Do t’i shkoj deri ën fund akuzave që janë bërë ndaj personit tim. Kjo ëhstë zgjidhje e një aprtie që ka humbur çdo kauzë. I jam përgjgijur në kohë maturantëve që u duhen çertifikatat dhe diplomat për jashtë shtetit. Ju gënjyet kur thatë se dëftesat do të shpërndahen në shtator, sepse procesi ka nisur.

Vokshi: Ja ku thuhet dëftesat do të shpërndahen në shtator sepse nuk kanë ardhur. Kemi mesazhet dhe u kemi hequr emrat e mësuesve që të mos u bëni keq. 420 mijë fëmijë janë pa dëftesa. Mësuesit prishën pushimet në shkelje të kontratës dhe i përcollën prapë se nuk ka dëftesa. Nuk mund të vini këtu të kërcënoni opozitën për pazaret tuaja. Tenderin kishit dy muaj kohë që duhet ta kishit përfunduar.

Vokshi: Mos u trishto, ruaj qetësinë. Modeli juaj është i shëmtuar…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here