Çfarë po ndodh në Tiranë? Alarmohen kalimtarët, makina shpërthen në flakë

0

Një makinë ka shpërthyer në flakë pak minuta më parë tek rreth rrotullimi i ‘Zogut të Zi’ në Tiranë.

Në pamjet e siguruara shihet mjeti që ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe motivet.

Dyshohet se mjeti ka qenë në ecje kur ka shpërthyer në flakë, pasi ndodhet në mes të rrugës. Flakët dhe tymi kanë krijuar panik tek qytetarët dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Ende nuk ka njoftime nëse ka të lënduar nga djegia e makinës. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve si dhe policia që ka nisur hetimet.

Lini nje pergjigje