Shpërthen keq Bes Kallaku pasi i ‘prekin’ vajzën. “Njerëz të sëmurë”

0
431

Vetëm përpara tri ditësh ata u bekuan me fëmijën e tyre të parë! Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj erdhi në jetë si fryt i dashurisë së aktorit të humorit dhe këngëtares së njohur.

Siç edhe pritej, vet prindërit më të rinj të showbiz-it shqiptarë bën dedikimet respektive për vogëlushen e tyre në instagram, ku edhe këtë herë nuhatja nuk i tradhtoi, të paktën Xhensilën.

Ajo e ceku në dedikimin e saj faktin e vogla e tyre mund të ishte shpesh pjesë e rrjeteve sociale, por ata do e mbrojnë me fanatizëm atë dhe luten që të mos publikohen gjëra të pakonfirmuara të vajzës së tyre.

Por, ajo që nuk pritej ndodhi! Ajka Kallaku rezulton me një profil në Instagram, që mesa duket është i rremë.

I prekur nga ky gjest, menjëherë ka reaguar Besi, i cili përmes një postimi në instastory thotë: “Ju lutem bëjini report kësaj faqeje. Nuk ka dhe as do të ketë faqe të vajzës nga ana jonë. Njerëz të sëmurë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here