Pas performancës në finalen e Botërorit 2018, Dua Lipa dhe Rita Ora i shkruajnë Era Istrefit

0
220

Kombëtarja shqiptare nuk ia doli të ishte pjesë e Kampionatit Botëror të Futbollit Rusi 2018, por shqiptarët anembanë botës kishin një tjetër arsye për të qenë krenarë, pasi këngëtarja shqiptare Era Istrefi performoi në finalen e madhe himnin e kampionatit, përkrah Will Smith dhe Nicky Jam.

Një gjë e tillë mesa duket ka bërë të ndihen krenare edhe dy artiste të tjera shqiptare me famë ndërkombëtare, siç janë Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat nuk kanë ngurruar ta shprehin publikisht këtë ndjesi.

“Bravo Era!”-i ka shkruar Dua Lipa në Instagram këngëtares së njohur, ndërsa Rita Ora shkruan: “Jepi vajzë!”

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here