Ja nga se vuante Fadil Hasa, që u nda nga jeta ditën e sotme

0
1222

Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori i njohur i humorit shqiptar Fadil Hasa. Aktori ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Homazhet në nderim të tij do të mbahen ditën e nesërme në orën 10:00-11:00 tek Teatri i Durrësit.

 

 

Fadil Hasa është një aktor i shquar, i cili me rolet e tij ka shenjuar historinë e humorit në Shqipëri.

Hasa ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Gjatë viteve që ai ka qenë pranë Estradës së Durrësit, ajo ishte një kohë e artë në jetën artistike. Ai ka luajtur një sërë rolesh, dhe me dhjetëra personazhe që ka sjellë me numrat e humorit ka marrë shumë vlerësime nga publiku.

Çdo rol i realizuar me profesionalizëm e ka përcjellë më së miri mesazhin në publik me problemet që trajtonte humori shqiptar, dhe kjo për aktorin e njohur Fadil Hasa ka qenë prioritet për aktorët.

Fadil Hasa është i shquar më shumë në role komike në estradën e Durrësit.

Ka luajtur në filma si:

Kronikë provinciale (2009)
Mao Ce Dun (2007)… Hekuran Romalini
Zëvendësi i grave (1987)… Shabani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here