Finalja e Botërorit, të gjithë në shi vetëm Putin…

0
159

Pas minutave shtesë, arbitri argjentinas Nestor Pitana, vërshëlleu, duke sinjalizuar kështu përfundimin e finales së Kampionatit Botëror të futbollit.

Franca fitoi ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2, ku francezët fitojnë kupën e botës pas 20 vitesh. Festa mund të fillojë!

Por pikërisht në atë moment, një shi i rrëmbyer nisi në Moskë, duke mos kursyer as stadiumin.

Ndërkohë që po jepeshin vlerësimet për futbollistët, ndodhi një “dush” i hapur.

Për të gjithë, përveç njërit, Presidentit rus Vladimir Putin.

Vetëm për të nuk u kursye çadra, ndërsa të tjerët mbetën në shi, siç mund të shihni në video dhe fotografi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here