Bëhet ‘nami’ në Morinë, 12 mijë kosovarë drejt Shqipërisë

0
147

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë kosovarë, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar.

Ndërkohë, Policia Kufitare në Morinë dhe ajo Kosovare, po bashkëpunojnë dhe kordinojnë veprimet, duke aplikuar masa lehtësuese me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eleminimin e vonesave për pushuesit.

Gjatë një interviste, Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, Komisar Ermal Haxhi së bashku me Nasuf Sinanaj, Specialist i Qendrës së Përbashkët te Bashkëpunimit Policor të Kosovës (QPBP), ka theksuar se falë këtij bashkëpunimi është përballuar me sukses fluksi i jashtëzakonshëm i pushuesve kosovarë që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Ermal Haxhi: “Jemi në pikun e fluksit veror, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë kosovarë, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar.

Policia e Shtetit, enkas për pushuesit kosovarë, ka prodhuar edhe një broshurë në të cilën ka informacion të detajuar dhe numra telefoni dhe për çfarëdo lloj problematike, pushuesit kosovarë t’i drejtohen Policisë së Shtetit me informacionin e nevojshëm dhe numrat e telefonit që gjenden në këtë broshurë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here