Vrasja e dyfishtë në Shkodër/ Rrënqeth gazetarja: Në 20 vite s’kam parë skenë kaq të çmendur

0
1802

Shumë e rëndë ngjarja në Shkodër ku një çift është ekzekutuar me breshëri plumbash në makinën e tyre dhe në praninë e fëmijës vetëm 2 vjeç.

E gjitha ngjarja ka ndodhur natën dhe është zbuluar në mëngjes nga banorët e pallatit ku jetonte Boran Berçama dhe Silvi Ndoci.

Përveç Shkodrës, kjo ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë vendin. Prania e djalit 2 vjeç në makinë dhe shpëtimi i tij cilësohen si një mrekulli.

Një nga gazetaret më të vjetra të aktualitetit, Anila Prifti me një shënim të shkurtër në Facebook, shkruan se në më shumë se 20 vite në këtë profesion, nuk kishte dëgjuar më parë për një skenë të tillë.

Por në Shqipërinë tonë, ndodhi edhe kjo sot, ndodhi në Shkodër.

‘Kur dy-vjeçari u zgjua ishte në ndënjësen e pasme të makinës kurse krismat pushuan.

Para, ishte nëna e tij; ai i shkoi asaj në prehër.

Me krahë i mbuloi gjoksin e shpuar nga plumbat dhe e shikonte në fytyrë.

Përbri, babai i tij gjithashtu ishte vrarë me bresheri automatiku.

Policët e gjetën foshnjen me rrobe të gjakosura, nuk nxirrte zë…

Duhet ti kem kaluar 20 vjet në këtë profesion të çmendur, por kurrë skam dëgjuar e parë një skenë të tillë.

Ndodhi sot në Shkodër’, përfundon shënimin e saj gazetarja, Anila Prifti.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here