Eksperti jep alarmin: Raporte të tmerrshëm në BE për mishin dhe bulmetin

0
211

Hasan Stafa, Kreu i Kontrollit të Zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit, zyrë që financohet nga BE-ja sqaron të gjitha rreziqet që iu kanosen konsumatorëve shqiptarë nga produktet ushqimore.

Në një intervistë për BW, Stafa foli për rrezikshmërinë e qumshtit dhe nënprodukteve të tij, ndërsa dha këshilla të qarta se si duhet të mbrohen qytetarët.

“Shqiptarët sot ankohen më shumë për qumështin dhe nënproduktet e tij, mishin dhe elementë të tjerë vezën dhe nënproduktet, apo ushqime specifike të prodhuara me këto elementë si akullorja apo pastat. Në një kohë që temperaturat janë rritur dhe në kulmin e sezonit veror lulëzojnë ende tregje informale dhe produktet e qumështit shiten aty. Qumështi vetë shitet nëpër rrugica, i kemi konstatuar disa raste Qumështi del në 4 të mëngjesit dhe rri i ekspozuar në rrugë për orë të tëra. Tregtohet në rrugë në gjende të hapur me enë të pa sterilizuara. Vetëm për qumështin kemi pasur 168 në 10 ditë”,- tha ai.

Ndër të tjera ai tha se në fund të këtij muaji zyra që ai përfaqëson pritet të përgatisë një raport kombetar, brenda të cilit ka edhe të dhëna konfidenciale, ku do të pasqyrohen me saktësi të gjtiha problemet që shqetësojnë konsumatorët shqiptarë e që mund të “trondisë” tregjet në mbarë vendin.

“Po përgatisim një raport kombëtar. Raporti do përmbledhë të gjitha problemet e detajuara, si veprojnë strukturat që duhet të kontrollojnë tregun, si manipulohen ekspertët që të fshehin disa të dhëna, një pjesë e këtij informacioni është konfidencial dhe s’mund ta them tani. Ne jemi një Task Force kombëtare dhe të gjitha të dhënat e përgatitura nga ne pritet të publikohen në fund të këtij muaji”,- tha Stafa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here