Bota kërcënohet nga një virus i rrallë seksual, ja çfarë paralajmërohet

1
1553

Shoqata Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV ka paralajmëruar përhapjen e një infeksioni të rrallë që transmetohet në rrugë seksuale.

Bëhet fjalë për bakterin Mycoplasma Genitalium, që mund të shkaktojë një emergjencë të shëndetit publik brenda 15 vjetëve nëse nuk merret seriozisht, paralajmëron shoqata.

Shoqata Britanike për Shëndetin Seksual thotë se MG mund të shkaktojë inflamacion të organeve riprodhuese për gratë, i cili mund të çojnë në infertilitet.

Mësohet se në listën e simptomave përfshihen edhe gjakderdhja apo dhimbjet gjatë aktit seksual. Te burrat ajo shkakton gjithashtu inflamacion të uretrës.

Një konsulent seksual për Bristol, Dr. Peter Greenhouse tha se “kjo është një tjetër arsye e mirë për të paketuar prezervativët për pushimet verore dhe në të vërtetë t’i përdorni ato”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here