Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

0
321

Artisti i njohur i Hollywood me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

 

 

I ndjeri ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, Kaliforni. Aktori i famshëm shqiptar, lindi në Nju Jork më 4 tetor 1932.  Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në SHBA. Ai studioi në kolegjin “Cooper Union” në New York dhe shkollën e arteve vizuale.

Dragoti është i njohur veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka bërë një mesazh ngushëllimi për aktorin.

“Humbën Stan Dragotin, artistin tonë të shquar të Hollyëood. Ai ishte në Panteonin e kulturës shqiptare. Ishte diamant i diasporës shqiptare në SHBA,” shkruan Ruçi.

5f156f669f285bfdf2e77be849bacbba

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here