Konkuron për Miss Italia me një protezë në këmbë

0

Sigurisht, që konkurron për të fituar, por mbi të gjitha Chiara Bordi do të japë një mesazh.

Loading...

Studentja 18 vjeçare e cila studion në vitin e fundit të gjimnazit dhe ndërkohë punon me kohë të pjesshmesi banakiere, është në garë për kupën e ‘Miss Italia’ me një protezë në këmbën e majtë.

Në 2013-n, ajo pësoi një aksident me motorr, nga ku humbi edhe gjysmën e këmbës, nga gjuri e poshtë.

Tani ajo punon si modele dhe shprehet: “Konkurimi im është një mesazh për të rinjtë që të dinë të mbrojnë jetën e tyre”.

“Miss Italia”, vijon më tej, “ofron mundësinë të transmetoj kurajon tek një publik më i gjerë për të ndarë bashkë me ta një eksperiencë personale, e cila tregon se mund të jetosh edhe me paaftësi në mënyrë normale; duke u marrë me sport, të jetosh një histori dashurie dhe pse jo, të marrësh pjesë edhe në një konkurs bukurie.”

Chiara është e fejuar me 26 vjeçarin Lorenzo Costantini, i cili ka humbur gjithashtu një këmbë, në një aksident në punë.

Loading...

Lini nje pergjigje