I zhdukur prej 9 ditësh. Si u gropos pas vrasjes në varrezat e qytetit laçjani?

0
173

Një varr i ri dhe pa emër sipër ka çuditur të gjithë banorët e fshatit Shelqet të komunës Nikel, të cilët janë befasuar me gjurmët që vinin nga varrezat, në një kohë kur të gjithë pyesnin se kush kishte ndërruar jetë.

Në këtë varr ishte varrosur 34-vjeçari Keisi Elion Hysa, i cili rezultonte i zhdukur prej 9 ditësh.

“BW” sjell të zbardhur itinerarin që policia ka ndjekur për të zbuluar vendndodhjen e të riut që ishte vrarë dhe më pas groposur.

Pasi policia e Kurbinit ndaloi pronarin e mobilierisë, Hysni Ramën dhe vuri nën përgjim telefonin e tij, krijoi dyshime të arsyeshme se ai bashkë me një tjetër person, konkretisht një person me inicialet A.T, e kishte vrarë dhe më pas e kishte varrosur 34-vjeçarin në varrezat e fshatit të tyre.

Pas hetimit me metoda shkencore dhe përgjimeve të telefonatave, policia shkoi në fshat dhe pyeti banorët e fshatit nëse kishin parë njerëz në varrezat, ndërsa ata shprehën dyshimet e tyre për varrin e ri.

Me urdhër të prokurorit të Krujës, policia vendosi të hapte varrin e ri, ndërsa u zbulua kështu edhe vendndodhja e të riut që ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Ndërkohë, shumë pranë varrit u gjetën edhe dy armë, një pistoletë dhe një pushkë, ndërsa i riu ishte qëlluar me një plumb në kokë.

Mes të tjerash ka dyshime se i riu pasi është vrarë, është varrosur përgjatë natës në varrezat e fshatit Shelqet, për të mos rënë në sy të banorëve të zonës.

Nga dëshmitë e familjarëve të viktimës, 9 ditë më parë 34-vjeçari kishte takuar pronarin e mobilierisë në zonën e Krujës dhe që pas asaj dite ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Drejtoria vendore e Policisë Durrës nga të dhënat e para ka përjashtuar si pistë të vrasjes për shkak të hakmarrjes, ngjarjen e ndodhur në Sarandë, ku Hysa akuzohet se vrau pronarin e një lavashi në 2015-ën.

Aktualisht policia po heton rreth dy pistave, asaj të një borxhi të pashlyer, apo dhe përfshirjen në ndonjë bandë të narko-trafikut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here