Flet këngëtarja: Shkova të blej të Gabi e maskuar

0
238

Këngëtarja Gugu është një nga personazhet më të komentuar nga mediat për jetën e saj private, por edhe për fotot provokuese. Ditën e  sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’ ku ka rrëfyer pa problem se ka rroba që ajo i blen tek gabi.

Këngëtarja rrëfeu një skenë kur kishte parë një body tek rrobat e përdorura dhe i kishte ngel fiksim, pasi donte ta përdorte në klipin e saj. E maskuar së bashku me shoqen, ajo ka shkuar dhe e ka blerë.

‘Kam një histori, po e tregoj këtu. I thashë një shoqes, do të fus në makinë, do mbulohemi në fytyrë dhe do ikim te Gabi. Pashë një body dhe e doja për klip. S’ka ndonjë gjë edhe Kim edhe Rihanna kanë veshje të lira’, ka treguar Gugu duke qeshur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here