E rëndë në Itali/ Shqiptari bën për spital gruan dhe vajzën

0

Një shqiptar 42-vjeçar, banues në Monteprandone, provinca e Ascolit, në Itali, është ndaluar nga karabinierët për ushtrim dhune në familje, ndaj gruas dhe vajzës minorene.

Loading...

Shqiptari, bojaxhi me profesion, duket se e ka pasur zakon rrahjen e gruas e të fëmijëve.

Por këtë herë, pasi ka bërë që gruaja e vajza të shkonin në spital, është denoncuar.

Këtë herë nuk është arrestuar, por në rast përsëritjeje të sjelljes së dhunshme, do të marrë një ndëshkim të rëndë sipas ligjeve.

Loading...

Lini nje pergjigje