Aksident i rëndë në Kuçovë

0
264

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Kuçovë- Ura Vajgurore pranë vendit të quajtur “Meteor”. Një mjet tip Volswagen është përplasur me makinën e policisë dhe kanë përfunduar të dyja në kanal. Nga aksidenti janë plagosur 2 policisë me inicialet A.V dhe M.B dhe drejtuesi i mjetit Volswagen E.Sh të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.07.2018, rreth orës 19:00, në segmentin rrugor Kuçovë – Ura Vajgurore në vendin e quajtur “Meteor” është përplasur një mjet tip Volsëagen me mjetin e policisë të qarkullimit rrugor, për pasojë të dy mjetet kanë rënë në kanal.
Si pasojë janë dëmtuar dy efektivë të policisë rrugore A.V dhe M.B si dhe drejtuesi i mjetit tip Volsëagen shtetasi E.Sh.
Të tre të dëmtuarve po i jepet ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here