Vendimi i prokurorisë për Elvis Roshin/ Reagon PD: Ja si mbrohet miku i Ramës

0
213

Pas vendimit të prokurorisë dhe gjykatës, për të lënë jashtë qelive të burgut ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshi, ka reaguar Partia Demokratike.

Përmes një deklarate për mediat, PD thekson se ky vendim është një provë e qartë se Edi Rama po shkatërron ligjin e dekriminalizimit.

Deklarata e PD:

Vendimi i sotëm i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin.

Sot shqiptarët panë se kur ke mik Edi Ramën dhe drejtësinë nën kontroll, i shpëton burgut dhe bën vetëm 60 orë punë për komunitetin.

Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës,  Tom Doshi.

Partia Demokratike që në fillim ka bërë të qartë se emërimi antikushtetues i Prokurores Private Politike Arta Marku nga Edi Rama u bë për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat e tij të korruptuar dhe kryebashkiakët e tij të lidhur me krimin e organizuar.

Arta Marku, njësoj si Edi Rama, konstatoi në pretencën e prokurorisë se Elvis Rroshi është një qytetar i nderuar dhe pa rrezikshmëri shoqërore.

Prandaj i kërkon gjykatës që ta falë dhe të mos e çojë në burg.

Elvis Rroshi është i dënuar në Itali për veprën e rëndë penale “përdhunim në grup”, si dhe ka disa procedime penale në Gjermani, Zvicër e Itali për trafik droge.

Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin.

Vendimi i sotëm i organeve të drejtësisë është një tjetër provë që Reforma në Drejtësi u përdor nga Edi Rama për të kapur politikisht sistemin gjyqësor, për hallin e tij personal dhe për hallet e bandës së tij kriminale.

Sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, rrjeta e drejtësisë nuk do i kap “peshqit e mëdhenjë”, por ato do të dalin nga rrjeta dita ditës.

Partia Demokratike garanton opinionin publik se dita e shkëputjes së lidhjeve të Qeverisë me krimin e organizuar nuk do të jetë e largët.

Largimi i Edi Ramës do të jetë edhe dita ku drejtësia do të çlirohet nga duart e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe “peshqit e mëdhenj” do të bien në rrjetën e drejtësisë së pavarur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here