Vasili: Kryeministri gënjeu përsëri siç gënjeu tek NTV gjermane…

0
129

Edi Rama për dy ditë është bërë pjesë e samitit të NATO-s të zhvilluar në Bruksel, ndërsa është bërë lajm vetëm për vërdallisjet e tij me qëllim që të kapë ndonjë foto a selfie me drejtuesit e shteteve të fuqishme.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shkruan se mos ndoshta Rama ka gënjyer sërish për shpenzimet që bën Shqipëria për NATO-n.

Vasili ka kujtuar deklaratat e Edi Ramës të bëra në muajin prill për televizionin gjerman NTV, ku thoshte se Shqipëria shpenzon 2 % rë GDP-së për NATO-n.

 Reagimi i Petrit Vasilit:

A gënjeu prapë kryeministri për shpenzimet për NATO-n?

Në prill të këtij viti kryeministri gënjente median NTV-në gjermane dhe i intervistuar prej tyre deklaronte për NATO-n:

Pyetje NTV: Po në lidhje me shpenzimin e 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane?

Edi Rama: Ne tashmë shpenzojmë 2% të Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto në NATO …

Botërisht është deklaruar nga vetë Ministrja e Mbrojtjes së këtij kryeministri, se Shqipëria shpenzon vetëm 1.2%.

Në Samitin e fundit të NATOS nuk dimë nëse:

-Kryeministri gënjeu prapë siç gënjeu tek NTV gjermane.

-Apo pranoi publikisht se kishte gënjyer NTV gjermane kur tha se Shqipëria shpenzonte 2% për NATO-n.

Ose mund të mos ketë bërë asnjërën dhe ka folur për kampionatin botëror të futbollit dhe ka lyp foto, të dyja më të kollajta janë, se edhe shumë mend nuk duan, kështu që janë muhabete tamam për këtë shkollëpak që kemi kryeministër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here