Trump i kërkon falje Theresa May për komentet e tij në “The Sun”

0
185

Presidenti Donald Trump, ka folur në konferencë për shtyp në krah të kryeministres britanike Theresa May. Ai tha se mardhënia mes dy vendve është në nivelin më të lartë dhe special. Trump u shpreh se komentet e tij në tabloidin “The Sun”, ishin pasqyruar të veçuara, gjë që ka shkaktuar keqkuptime. Ai kërkoi falje duke thënë se ka shumë respekt për kryeministren britanike dhe se ajo është shumë profesionale.

Trump kishte thënë për trabloidin “The Sun”, se Theresa May e ka shkatërruar Brexit dhe se nuk ka ndjekur këshillat e tij, duke preferuar një dalje “të butë” nga Bashkimi Europian. Sipas presidentit amerikan, gazetari i “The Sun” nuk kishte përfshirë në shkrim komentet pozitive që ai kishte bërë për May.

Vizita e Trump në Mbretërinë e Bashkuar është pritur me protesta të shumta, veçanërisht në Londër ku qytetarët kanë mbushur qendrën e kryeqytetit me parrulla anti Trump. Paraditen e sotme, në Westminster ka fluturuar një tullumbac që pasqyronte Trump si një foshnje qaramane, me pelena dhe telefon në dorë, nga ky shkruan statuset e tij në rrjete sociale. Protestuesit e konsiderojnë presidentin amerikan, një racist dhe mizogjen dhe kanë qenë kundër vizitës së tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here