Pogradec/ Bllokohet 1 ton mish, ishte…

0

Në qytetin e Pogradecit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar afërsisht 1 ton mish (860 kg mish vici, lope dhe 35 kg të brendshme).

Loading...

Sipas njoftimit te AKU, subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare dhe sigurinë e produktit.

DETAJE: 

Ky operacion i AKU-së është në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik.

Konkretisht, shtetasi Iljaz Mancellari u kap në flagrancë duke kryer therje të jashtëligjshme, gjatë orëve të para të mëngjesit në një ambient të paregjistruar dhe në mungesë të kushteve higjieno-sanitare.
Produkteve të bllokuara, 9 karkasa vici me peshë 655 kg, një karkasë lope me peshë 205 kg si dhe 35 kg të brendshme i mungonin dokumentacioni shoqërues, vula veterinare, kuponi tatimor etj.

Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës ( si 42 çengela, një thikë dhe një sopatë), u morën edhe masat administrative me gjobë në vlerën 500.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Loading...

Lini nje pergjigje