420 mijë nxënës pa dëftesa/ Nikolla drejton gishtin nga Xhafaj

0
202

Pas akuzave të PD-së se po mbahen peng dëftesat e 420 mijë nxënësve, vjen reagimi nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në një deklaratë për mediat Nikolla tha se nuk ka asnjë dëftese me gabime. Po ashtu ajo tha se dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore, jo nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve por nga Ministria e Brendshme.

Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i deputetit demokrat Luçiano Boçi.

Lindita Nikolla tha se dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore nga Ministria e Brendshme, por deputeti PD thotë se Nikolla ngatërron me dashje politikën me pazare, pasi specifikimet teknike i bën Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise (MASR) dhe jo Ministria e Brendshme.

Statusi i Luçiano Boçit:

LINDITA QË NUK SOLLI NJË DITË TË VETME

Ministrja e arsimit që fle mbi paaftësinë e vet lapidare ngatërron me dashje politikën me pazare, Ministrinë e Arsimit me Ministrinë e Brendshme.

Seriozisht po, ke marrë përsipër diçka:
Shkatërrimin e arsimit dhe të mësuesit.
Natën e gjatë që përjeton sot arsimi e keni sjellë ju znj. Ministre me varrosjen dinjitetit të mësuesit e pedagogut, me degradimin infrastrukturor e programor dhe me groposjen e Universiteteve publike.

Paaftësia profesionale falet për çdokënd, por paaftësinë njerëzore e paske akoma më të madhe dhe të pafalshme.
Megjithatë po të ndriçoj dhe njëherë, jo me 10 pika se e di që ke vështirësi. Po përdor vetëm një dorë:

1. Dëftesës së lirimit (klasa e 9-të) i mungonte lënda nr. 10. Si duket pazaret jua ngatërrojnë edhe llogaritë e lëndëve…
Apo….sa gishta kanë duart zonja Ministre?
Kjo ishte pyetja që na bënte mesuesja e klasës së parë kur mësonim numërimin…
Foton e dëftesës (si provë) po e postoj përsëri.

2. Pasi detyruat mësuesit të ktheheshin nga pushimet (në shkelje të kontratës së sapofirmosur kolektive) e t’i plotësonin me dorë, u detyruat t’i tërhiqni plot 35 mijë dëftesat e lirimit… prej deklaratës sonë.
A mbani Ju znj. Ministre përgjegjësi direkte për kët? SKANDAL???
Kush i paguan kostot e dëftesave të pavlefshme??!!!

3. Meqenëse doje një emër qoftë të vetëm si sfidë, po të jap një emër të njohur publikisht: rastin e vajzës së të mirënjohurës e respektuarës Mesila Doda. Të ka përkushtuar dhe një status për këtë (foto).
Çfarë do mërmërisësh pas kësaj?!

4. Pavarësisht se mësuese matematike, as llogaritë e nxënësve nuk dini t’i bëni. Rreth 420 mijë nxënës ndjekin mësimin nga klasa 1 deri klasë 11. E këtu nuk llogaritet numri i maturantëve e as atyre që duan të ikin jashtë e që po i sorrollasni me letra në duar, sa nga një zyrë në tjetrën e duke jua djegur afatet. Megjithatë asnjë maturant nuk ka marrë diplomë të Maturës Shtetërore. Asnjë nxënës i klavase 10 dhe 11 gjithashtu.
Ndërsa vetë mësuesit e të gjithë klasave të tjera nga klasa e parë e më tej, kanë deklaruar se dëftesat do jepen në gusht apo shtator.

5.Sa i takon tenderit, ju Znj. Nikolla duhet ta dini fare mirë se specifikimet teknike (mbi formatin, llojin, sasinë e dokumenteve) shkollore, i bën MASR dhe jo MB. Apo jua ka marrë mendjen pazari?!
MASR nuk ka arritur të kryejë detyrimet e veta në kohë, duke ja hedhur topin Xhafës.

Nuk e di nëse mund t’ju shpëtojë fakti që fajin ja kaloni Xhafës, që edhe pa këtë ka “hallet” e veta, por është e pafalshme që për t’i bërë figurë të mirë Kryeministrit, ju të mashtroni publikisht në këtë mënyrë arrogante!

Shihemi në prokurorinë tënde të përkohshme të mosvarme!

ps: po të shtoj dhe foton ku shihen mesazhet që mësuesit i dërgojnë Kryetares së Komisionit.

 

REAGIMI I NIKOLLËS

Informoj nxënësit dhe prindërit se pasi përfunduam plotësimin e certifikatës dhe diplomës për maturantët, po vijojmë me plotësimin e dëftesës së lirimit, si dhe të dëftesave të tjera të arsimit parauniveristar. Nuk ka asnjë dëftese me gabime. Ashtu sikurse nuk ka asnjë nxënës që pengohet për t’u regjistruar brenda apo jashtë vendit.
Janë plotësuar dhe legalizuar çdo diplomë e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë shtetit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka punuar orar pa orar dhe nuk kemi patur asnjë ankesë për vonesë apo mosmarrje diplome.
Të tregoj një emër maturanti PD që pengohet për shkak të certifikatës.
Ka vetëm një mungesë. Mungesa e alternativës nga një parti e zhytur në gënjeshtra e shpifje të ulta.
Shpifja nuk është alternativë për arsimin. Gënjeshtra jo e jo!
Unë jam në krye të detyrës. Takoj çdo ditë prindër, nxënës e mësues.
Me pushime ndoshta është z. Boçi që flet përçart për pazare e afera.
Boll më me farsën e paturp të njeriut që fshihet pas tezës që kjo është politika, ndaj mos i merr seriozisht se çfarë them unë.
Jo, jo, unë jam serioze në atë çfarë bëj e them zoti Boçi. Dhe mbaj çdo përgjegjësi, ndaj do t’i drejtohem prokurorisë për shpifje.
Për mua kjo është politika më e keqe.
Mungesën e alternativës ta zëvendësosh me shpifje e denigrime.
Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore, jo nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve por Ministria e Brendshme.
Mësoje zoti Boçi para se të akuzosh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here