VASILI: Rama të dorëzoi ekspertizën e audiopërgjimit

0
157

Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, pasi depozitoi kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sëbashku me homologun e tij në PD, Edmons Spahon, bëri të qarta arsyet pse ishin bashkuar në këtë nismë.

“Kjo është një nismë e përbashkët e jona; është për të ndarë qartë Prokurorinë para së cilës janë të barabartë të gjithë shqiptarët nga prokuroria paralele e Kryeministrit. Pasi, ky kallëzim sot vë para opinionit publik shumë qartë se në Shqipëri funksionojnë dy Prokurori: kjo Prokurori ku ne kemi ardhur për të bërë kallëzimin penal që sapo e depozituam dhe Prokuroria e Kryeministrit, që ka bërë edhe hetime, ka bërë edhe verifikime, ka bërë edhe ekspertizë, ka nxjerrë edhe rezultate që i ka bërë publike e mbi bazën e të cilave ai mban në këmbë qeverinë e tij. Sepse e ka thënë qartë se unë e kreva ekspertizën, mora rezultatet, ishte e manipuluar dhe sipas kësja, unë po i rijap mbëhstetje politike edhe ministrit tim të brendshëm që të vazhdojë detyrën dhe gjithë mazhorancës sime.

Gjithmonë bëhet fjalë në rast se e ka, megjithëse sinqerisht jam i bindur se nuk e ka, por që të fshehësh një provë e të mos e bësh publike ndërkohë që një hetim penal ka filluar, është gjëja më skandaloze, sepse kemi vënë qytetarët para dy alternativave: një  qytetar që është kryeministri që nuk përgjigjet para drejtësisë dhe qytetari i thjeshtë që shkon para drejtësisë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here