Tronditi Dhërmiun të shtunën mbrëma në disko, ja çfarë ndodhi sot me këtë djalë

0
219

Sot doli para Gjykatës së Vlorës Emiljano Nina, iu riu i cili qëlloi 4 herë me armë në diskon e njohur në Dhërmi mbrëmjen e së shtunës. Gjykata vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. Nina akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike e kanosje”.

Gjatë seancës, e cila ka zgjatur për rreth 20 minuta, i akuzuari nuk ka lëshuar asnjë deklarate. Emiljano Nina qëlloi katër herë në ajër në një klubin e natës Havana në Dhërmi.

Ngjarja fatmirësisht përfundoi pa viktima, por shkaktoi kaos dhe panik mes klientëve, si dhe ngriti pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e klubeve të natës në bregdet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here