Shpërthen Gazmend Bardhi: Rama ka konsumuar dy vepra penale

0
280

Drejtues të opozitës kanë depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me audiopërgjimin për Agron Xhafajn, ku kërkon që Rama të dorëzojë si provë, rezultatin që tha se kishte nxjerë vetë tek një laborator i njohur.

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho dhe kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, deklaruan se Rama duhej ta dorëzonte ekspertizën që i bëri audipërgjimit të Xhafajt ndryshe ai duhej të akuzohej për pengim të së vërtetës.

Ndërsa eksperti i opzitës për çeshtje ligjore Gazmend Bardhi tha pasi daljes nga godina e Prokurorisë së Krimeve te rënda se, “në momentinin që kryeministri vendit Edi Rama ka deklaruar që disponon një përgjigje të një analize shkencore që sipas legjislaciont tonë përbën provë ka detyrimin në baze të nenit 304 të kodit penal që ai të vijë në këtë prokurori dhe ta dorëzojë”.

“Fakti që nuk e ka dorëzuar do të thotë, tha Bardhi, që ka konsumuar dy vepra penale”. Për pjesen tjeter të hetimeve ne jemi ne pritje të hetimeve nga prokuroria tek e cila unë personalisht në mungesë të veprimit ndaj kësaj shkelje të Kryeministrit nuk kam besim se do të nxjerrë ndonjë përgjigje të ndryshme nga ajo që ka thënë Kryeministri”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here