Shalqini, fruti “mbret” për sezonin e verës, ja efektet pozitive

0
343

Shalqini është një ndër frutat më të preferuar për stinën e verës dhe është quajtur si fruti “mbret” për këtë sezon. Ai shuan etjen dhe është ideal për ata që nuk duan të shëndoshen, pasi përmban gjysmën e kalorive që kanë frutat e tjera.

Efektet pozitive

Shalqini është i pasur me disa substanca. Krahas ujit, në përbërje të tij gjejmë fibrat dhe kripërat minerale si: fosfori, kalciumi, natriumi, kaliumi dhe hekuri; vitamina A, C, B2, B1 dhe PP. Kuptohet që prania e lartë e mineraleve dhe vitaminave është me efekt pozitiv në organizmin tonë, për shkak të vlerës së tyre të padiskutueshme në mjaft reaksione të rëndësishme të metabolizmit.

Ajo që i jep frutit ngjyrën e kuqe janë lipocenet, të cilat gjenden edhe te domatet. Ato janë një substancë antioksidante që lufton me efektivitet plakjen e qelizave, duke sulmuar radikalet e lira të oksigjenit, si peroksidi dhe superoksidi, të cilat janë toksike për qelizat duke kontribuar në plakjen tonë. Lufta prej lipoceneve e kundërshton këtë efekt. Kjo është edhe arsyeja pse shalqiri lufton inflamacionin që provokohet nga astma, arterioskleroza dhe artriti. Gjithashtu, ai është një aleat i mirë kundër diabetit dhe kolesterolit.

Shalqini ka edhe veti antitumorale. Ekspertët thonë se ai është efektiv në parandalimin e kancerit të zorrëve. Shalqini mbron rrugët e frymëmarrjes dhe mëlçinë, është efektiv kundër celulitit dhe forcon sistemin imunitar.

Një studim i kryer kohët e fundit në Universitetin e Floridës ka dalë në konkluzionin se hipertensioni mund të mbahet nën kontroll duke konsumuar shalqi. Kjo për shkak të përmbajtjes me L-citrulinë, një aminoacid me rëndësi thelbësore për formimin e oksidit nitrik, i cili garanton ekuilibrin e presionit të gjakut dhe mban elasticitetin e mureve arteriale. Oksidi nitrik është një vazodilatator i fuqishëm i formuar nga N-arginina, e cila mund të formohet me transaminim nga L-citrulina e përmbajtjes së shalqinit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here