Rrokaj: Vendi në krizë. Ja pse duhet një Qeveri Stabiliteti…

0
150

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj, duke analizuar situatën politike ku ndodhet Shqipëria, ka thënë se e vetmja zgjidhje për ta dalë nga kjo krizë ku është zhytur vendi është një qeveri me bazë të gjerë.

Sipas tij, lulëzimi i krimit, drogës dhe kriza ekonomike në vend, tregojnë paaftësinë totale të qeverisë aktuale.

Me anë të një postimi në Facebook, Rrokaj ka renditur një sur arsyesh se pse duhet një qeveri me bazë të gjerë.

Postimi i plotë:

Ja pse duhet një Qeveri Stabiliteti me bazë të gjerë. Reforma në drejtësi ka paralizuar disa institucione kushtetuese dhe po jep shenja të dukshme njëanshmërie. Së dyti, mosndëshkimi i peshqve të mëdhenj që nga ministrat e deri te bosët e drogës, si rasti i Maminasit e i Toyota yaris-is . Së treti, varfëria ekstreme, ku rreth 50% e popullsisë jetojnë me nën 5$ për frymë në ditë si dhe rritja e pabarazisë sociale. Së katërti, mungesa e investimeve të huaja serioze dhe tendenca në rritje e biznesit vendas për të investuar jashtë. Së pasti, përqendrimi i parasë publike te një grusht oligarkësh, duke deformuar rregullat e konkurrencës me skema e dyshimta si ajo e PPP-ve. Së gjashti, braktisja e vendit sidomos prej popullsisë aktive për shkak të papunësisë, rrogave të ulta, rritjes së taksave dhe dëshpërimit që ka shpënë në mungesën e besimit. Së shtati, mungesa e dialogut politik prej arrogancës së mazhorancës dhe kontrolli i mediave nëpërmjet kapjes a presionit të saj mbi to. Në këto kushte zgjedhjet vendore janë të pamundura. Ndaj mendoj se përgjegjësia kombëtare duhet të prevalojë mbi egoizmin politik partiak dhe se pa humbur kohë është e nevojshme krijimi i një Qeverie të Stabilitetit, e cila do të kishte për mision: Të përmirësonte ndjeshëm treguesit e mësipërm, do të përgatiste zgjedhje të pakontestuara, ku zgjedhjet vendore të bëheshin njëkohësisht me ato politike si dhe do të krijonte kushte reale të besueshme për çeljen e negociatave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here