Nora Malaj: Keq qeverisja dhe frika nga transparenca

0
136

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, mungesën e transparencës nga ana e qeverisë e cilëson si shenja të qarta frike.

Me anë të një postimi në Facebook, Malaj thekson se pavarësisht se zyrtarë të lartë të kësaj mazhorance thirren për seancë dëgjimorëe në komisionet parlamentare ata nuk paraqiten, për shkakm të frikës që i ka kapur për shkak të keq qeverisjes.

Ja postimi i Malajt:

Keq qeverisja dhe frika nga transparenca! Është rast i përsëritur që ministrat e linjës apo institucionet e thirrura në komisione nuk vijnë të përballen me situatën , në të cilën janë marr peng! Në një kohë kur luksi i pozitës , që i kanë të gjitha numrat, mund t’i bënte këta të fundit , të merrnin gjithë kohën e nevojshme për të bërë transparence , në fakt , po ndodh e kundërta. Rasti i fundit , sot në komisionin e medias dhe edukimit, ku fatkeqësisht, Z. Pjetri, kryeregjistruese nuk paraqitet sot…???!!!Ndonëse kish pohuar vet se d o të vinte, përsëri nuk erdhi… Jo vetëm z. Pjetri, po as pozita nuk ishte….Situatë absurdi, ku tashmë rregullorja dhe Kushtetuta janë hedhur në kosh… Arsyeja??!!! Shteti i kapur, institucione të kapura dhe frika nga e verteta… Kjo situatë absurde vërteton thënien e popullit se : “Zullumi vjen tuj u trash e litari tuj u t’holle”. Nuk mundet që vendi të drejtohet nga një qeveri që e ka kapur Amoku,që në çdo moment kryefjalë ka gënjeshtrën dhe tjetërsimin e pronës , frikën e përballjes, kapjen e institucioneve , ikjen e të rinjve nga vendi dhe e gjithë kjo është një situatë ulëritëse , të cilën e shpëton vetëm një qeverie e përgjegjshme dhe jo një qeverie e kapur nga droga, makutllëku dhe makthi për të patur pushtet të centralizuar . Sot dhe njëherë u vërtetua që pushteti në Shqipëri është i centralizuar dhe drejtohet nga një dorë. Këtë e tregoj dhe mosardhja e drejtorit të ZRPP në komisionin e edukimit. Jetojmë në një realitet ku çdo gjë e ka kapur kolapsi! Po nuk do zgjas shumë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here