Nexhmije Pagarusha përfundon në spital, ja si është gjendja e këngëtares

0
184

Këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha ka përfunduar në spital. Mësohet se ajo është dërguar gjatë natës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Siç raportojnë mediat kosovare këngëtarja është transportuar në spital me autoambulancë. Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. Ai tha se 85-vjeçarja këngëtarja ishte lënduar në shtëpi, pasi i kishte rënë një dollap.

“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, ka thënë Shpend Fazliu.

 

Ndërkohë gjendja e saj është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Këngëtarja Pagarusha gëzon epitetin “Bilbili i Kosovës”, kjo për shkak të karrierës së saj të bujshme si këngëtare e popullit. Së fundmi, ajo solli një duet me këngëtaren Violetë Kukaj-Retkoceri, këngën “Mbushni gotat”, me çka shënoi edhe rikthimin në muzikë pas një mungese të gjatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here